Ardian Shala edhe një mandat në krye të degës së LDK-së në Suharekë
Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në LDK, sot kanë përfunduar zgjedhja e strukturave të reja të degës në Suharekë.
Në procesin e zgjedhjeve për Kuvendin X Zgjedhor në Suharekë ishin të angazhuar më shumë se 1000 qytetarë, aktivistë e veprimtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët sot mbyllën këtë proces si dhe Dr. Ardian Shalës ia besuan edhe një mandat 4-vjeçar.
“Puna dhe përkushtimi për artikulimin dhe dhënien e alternativave për problemet dhe sfidat e jetës së përditshme, si dhe kërkesave të strukturave tona në Suharekë bën që Ardian Shala të marrë besimin dhe për madandin e ardhshëm”.
“Kryetari Abdixhiku i falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e tij ndaj secilit që ka marrë pjesë në procesin e brendshëm zgjedhor. Procesi zgjedhor në LDK përveçse po dëshmon demokracinë si vlerë tonën në çdo hap, po shërben edhe si mobilizim të gjithë anëtarësisë”, ka njoftuar LDK-ja.