![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/ardiana.jpg)
Ardiana Qorraj, kandidate e PDK-së për kryetare të Deçanit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë me dije se kandidate për kryetare të Deçanit nga ky subjekt politik është Ardiana Qorraj.
Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Qorraj është një profesioniste e dëshmuar dhe e përkushtuar fuqishëm për zhvillim të hovshëm, zbatimin e ligjit, gjasave dhe mundësive të barabarta në komunën e Deçanit.
“Parimet e saj për qeverisjen komunale, do të jenë transparenca dhe llogaridhënia, promovimi dhe zhvillimi i turizmit, duke gërshetuar trashëgiminë arkitekturore, historike, arkeologjike dhe kulturore. Ardiana Qorraj do ta bëj rikonstruktimin e qendrës së Deçanit dhe ndërtimin e rrugës transit, legalizimin e ndërtimeve dhe ndërtesave, veprime këto që rrisin mirëqenien e qytetarëve të komunës së Deçanit. Ardiana Qorraj, është kandidatja e katërt e PDK-së e propozuar për kryetare të komunës, në këto zgjedhje komunale”, ka shkruar Krasniqi.