Ardit Tahiri, ‘ylli i javës’ në Superligë

13 shtator 2021 | 17:03

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsoren e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare “BKT Kosova”, vazhdojnë të japin çmimin “Ylli i Javës” për lojtarin më të mirë të xhiros.

Ky çmim i ka takuar futbollistit të Dritës, Ardit Tahiri. “Tahiri, 18-vjeçar, në 3 xhiro ka shënuar 3 gola, të cilët i kanë siguruar rezultate pozitive ekipit të tij dhe është golashënuesi i vetëm i Drita FC në edicionin e BKT Superliga 2021/22”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Çmimin “Ylli i javës” e dorëzoi Fadil Sylejmani, menaxher i degës së BKT-së në Gjilan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Postën e Kosovës sot është mbajtur mbledhja e Bordit…