Ardita Baraku, drejtoresha e re e IKShPK-së
17 tetor 2024
| 11:28
Ardita Baraku është përzgjedhur drejtoreshë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK).
Në këtë pozitë është përzgjedhur dr. Ardita Baraku, specialiste e shëndetit publik. Ajo ka dalë e para me 90.9 pikë.
Baraku ka qenë në garë me tri kundërkandidatë: Burbuqe Nushi-Latifi e cila ka dalë e dyta me 83.25 pikë, Shaban Osmanaj me 80.4 pikë dhe Sanije Xhemajli me 70.3 pikë, raporton gazeta “Shneta”.
Konkursi për drejtor të IKShPK-së ishte hapur disa javë pas shkarkimit të ish-drejtorit Naser Ramadani.