Ardita e mbylli e fundit garën e parë në ‘Minsk 2019’ (video)

21 qershor 2019 | 18:11

Shigjetarja e vetme nga Kosova në Lojërat e dyta Evropiane “Minsk 2019”, Ardita Zejnullahu, ka garuar sot në kualifikimet e disiplinës hark olimpik (recurve).

Ardita doli e 48-ta nga po aq garues, duke fituar 500 pikë. Ajo u kualifikua për në 1/32 e finale. “Nuk jam e lumtur me paraqitjen, pasi nuk ndihesha mirë me shëndetin. Shpresoj ta përmirësoj paraqitjen në garën e ardhshme”, deklaroi Zejnullahu.

Shigjetarja më e mirë e Kosovës do të përballet me Michaela Bryony Pittman, në garat që zhvillohen të martën.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinikën e Radiologjisë dhe Klinikën Emergjente të premten e kanë…