Ardita Lala, e lindur për të qenë e suksesshme
Që prej adoleshencës, talenti i saj është vërejtur shumë sa i përket aktrimit, për të vazhduar pastaj pas moshës madhore, ku u bë pjesë e rëndësishme e shumë projekteve të mëdha artistike.
Ishte filmi “Metropolet”, ku me rolin e saj Ardita, shkëlqeu në mesin e aktorëve të mëdhenj si Faruk Begolli, Blerim Destani etj. Pas filmit, ajo nuk u ndalë me aq, mori pjesë në shumë projekte tjera televizive. Në s’keqe të ndryshme me aktorë profesionist të Humorit siç ishin Rasim Thaçi-Cima, Ibrahim Krajkova-Leci, Avni Hoti-Dulla e disa të tjerë, ajo shkëlqeu me aktrimin e saj, duke u futur në zemrat e secilit admirues. Për të vazhduar pastaj në serialin që ishte kogja i ndjekur në atë kohë që quhej “Familja Moderne”.
Pastaj më vonë luajti një rol jashtëzakonisht të bukur dhe interesant edhe në serialin “Çka ka Shpija”. Përveç aktrimit ajo mori pjesë edhe në evenimente të ndryshme bukurie, si dhe provoi veten në disa raste edhe si moderatore, ku doli të jetë shumë e shkathët. Pas një kohe ajo është tërheqë nga ekrani për të vazhduar jetën e saj jashtë Kosovës, pra në Londër, ku ka vendosur t’i përkushtohet familjes, përkatësisht fëmijëve të saj.
Ajo na premtoi që shumë shpejtë do të kthehet me projekte të reja, por nuk dëshiroi t’i bëj për momentin publike, vetëm se tha kam dëshirë t’ua lë surprizë.
Neve e mirëpresim aktoren e njohur, kurdo që do të vendos të kthehet ekranit.