Ardita Zejnullahu mbylli garat në Lojërat Evropiane
25 qershor 2019
| 16:49
Shigjetarja e vetme nga Kosova në këtë sport, Ardita Zejnullahu, ka mbyllur garat në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.
Ajo u eliminua nga britanikja favorite, Michaela Bryony Pitman, në 1/32 e finales, me rezultat 6:0. Ardita deklaroi pas garës se kjo ishte një përvojë e mirë e fituar në Minsk, por që ka shpresuar që të ketë paraqitje më të mirë.
Edhe trajneri Fehmi Bylykbashi, ka thënë se pjesëmarrje në Lojërat Evropiane është një ëndërr, ndërsa Arditës i mungoi përvoja, sidomos ndaj britanikes, ku kishte edhe emocione.