Ardon Jashari në ‘radarin’ e ekipeve të mëdha italiane

18 shkurt 2025 | 13:26

Futbollistit me prejardhje nga Kosova, Ardon Jasharit, i janë dashur pak muaj te Club Brugge për të dëshmuar potencialin që ka.

Ai në verën e kaluar u transferua nga Luzerni te klubi belg.

Jashari po ashtu verën e ardhshme mund ta bëj hapin gjigant në karrierë.

Për përfaqësuesi i kombëtarës së Zvicrës, tani po interesohen Juventusi, Napoli dhe Atalanta, shkruan gazeta e njohur italiane “Calciomercato” .

Jashari pak javë më parë vazhdoi kontratën me Club Brugge, por gjasat që të mbetet në Belgjikë edhe pas verës po zvogëlohen vazhdimisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot (e…