
Areola fiton “betejën” me Buffonin
11 shtator 2018
| 18:22
Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, zbuloi se Alphonse Areola është në pole position për të qenë portieri titullar i sezonit, duke fituar duelin me veteranin Gianluigi Buffon.
Italiani e nisi sezonin si titullar, duke luajtur në tri takimet e para në Ligën 1, por tashmë trajneri Tuchel duket se ka ndryshuar mendim dhe pritet të vendosë në katërkëndëshin e portës portierin e talentuar francez. Tekniku gjerman bëri me dije se vendimi se kush do të jetë titullar në portë nuk është ende përfundimtar, por Areola duket më i favorizuar.