Areola vazhdon kontratën me PSG-në
24 dhjetor 2018
| 12:17
Alphonse Areola ka zgjatur kontratën me Paris Saint-Germain deri në vitin 2023.
Shoqëria parisiene me rinovimin e marrëveshjes me portierin u jep fund zërave për një largim të mundshëm të tij nga “Parc des Princes”.
“Alphonse është një nga simbolet kryesore të skuadrës sonë. Kryesia e klubit dhe tifozët tanë e vlerësojnë shumë besnikërinë që ka shfaqur ndaj shoqërisë kur zgjodhi të nënshkruante me afat të gjatë”, ka deklaruar presidenti Naser Al-Khelaifi.