Argjend Kadriu e përjetëson në trupin e tij, ish-bashkëlojtarin, Erion Kajtazi

08 dhjetor 2023 | 21:57

Erion Kajtazi është konsideruar një ndër futbollistët më premtues në Kosovë.

Kajtazi ka ndërruar jetë më 3 dhjetor të vitit të kaluar, kur ra pa vetëdije në fushë gjatë ndeshjes A&N – Trepça ’89, në kuadër të Superligës së Juniorëve.

Për nderë të tij është përuruar edhe një shtatorja në vendlindje Mitrovicë.

Kjo shtatore është ngritur më 3 dhjetor të këtij viti në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Lajmi.net ka folur me trajnerët dhe bashkëlojtarët, të cilët mes emocionesh kanë përkujtuar futbollistin e talentuar kosovar.

Ish-bashkëlojtari, Argjend Kadriu, ka bërë një tatuazh me nënshkrimin e tij, si dhe datën e vdekjes.

“Është një mungesë e madhe, pasi ai ka qenë lojtari më aktiv këtu. Por, jo vetëm si lojtar Erjoni na mungon edhe si person dhe për impaktin që e ka pasur edhe në dhomat e zhveshjes, pasi prania e tij ka qenë motiv shtesë, si për mua, si për lojtarët e tjerë. Do të jetë motivë shtesë, pasi çdo gol e çdo fitore i dedikohet atij”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Detaje të reja mësohen nga arrestimi i “baronit” të drogës…