Argjendaria izraelite po krijon maskën 1.5 mln dollarë me mijëra diamante
Një argjendari izraelite po krijon maskën anti Covid më të shtrenjtë në botë që ka vlerën 1.5 milion dollarë me plot 3 608 diamante.
Mësohet se një grup prej 25 argjendarësh dhe personash të tjerë që punojnë me diamante po punojnë me turne për ta përgatitur porosinë deri më 31 dhjetor të këtij viti. Sikurse raportohet nga mediat e huaja, argjendaria po e bën këtë maskë me kërkesë të një klienti miliarder nga Shangai.
“Maska do të ketë 250 gramë ar 18 karatësh, i vendosur me jo më pak se 3 608 diamante natyrore dhe e pajisur me një filtër N-99”, është shprehur Sharon Caro, një përfaqësues për markën luksoze “Yvel”. Disenjatori Isaac Levy ka argumentuar se kjo porosi është duke e shtyrë atë dhe bashkëshorten Orna që ta vazhdojnë biznesin e tyre.