Argjentina – Brazili, finalja e Kupës së Amerikës

07 korrik 2021 | 11:58

Përveç Kampionatit Evropian, ku sot do të mësohet finalja e “Euro 2020”, në një garë tjetër si ajo e Kupës së Amerikës veçse janë konfirmuar dy kombëtaret finaliste.

Mbrëmë u zhvillua gjysmëfinalja e dytë e këtij kompeticioni, ku Argjentina e mposhti Kolumbinë në penallti, pasi që në kohën e rregullt u ndanë me barazim 1-1.

Në anën tjetër, Brazili e eliminoi me rezultat minimal 1-0 Perunë, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mesfushori i Lyon, Lucas Paqueta.

Në rrugëtimin e tyre deri në finale, Argjentina në çerekfinale e mposhti Ekuadorin me rezultat 3-0, kurse Brazili me rezultat 1-0 e eliminoi Kilin. Në fazën e gjysmëfinales, Argjentina e eliminoi Kolumbinë përmes penalltive, kurse Brazili e mposhti Perunë me rezultat minimal 1-0. Pasi që finalja është konfirmuar, ndeshja për vend të tretë do të jetë mes Kolumbisë dhe Perusë.

Finalja e Kupës së Amerikës

11 korrik, 02:00 Argjentina – Brazili (Stadiumi Maracana-Rio de Janeiro)

Ndeshja për vend të tretë

10 korrik, 02:00 Kolumbia – Peru (Stadiumi Nacional de Brasilia-Brazili)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se gjenerali Clark…