Argjentina me çdo kusht kërkon kualifikimin
Argjentina e Lionel Messit kërkon me çdo kusht kualifikimin për 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Kjo kombëtare është kritikuar shumë pas dy paraqitjeve dëshpëruese në ndeshjet e para, por ata kanë edhe një rast që me fitore ndaj Nigerisë të kualifikohen tutje. Atmosfera jo e mirë në skuadër dhe mosbesimi në trajneri Jorge Sampaoli mund të ndikojnë edhe me paraqitje jo të mirë në ndeshjen vendimtare. Në anën tjetër, Nigeria, që pozicionohet e dyta me një barazim ndaj argjentinasve, do ta siguronte kualifikimin, derisa edhe Islanda që luan ndaj Kroacisë është ende në garë për kualifikimin, por fitorja ndaj kroatëve duket mision i pamundur.
Dy ndeshjet e tjera që zhvillohen të martën janë nga Grupi C, ku Franca e ka siguruar kualifikimin, por nuk pritet të lejojë befasi për ta humbur pozitën e parë në grup nga Danimarka, e cila ka grumbulluar katër pikë, por me humbje dhe me fitore të Australisë ndaj Perusë, eliminimi mund të ndodhë. Peruja ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para, kurse në ndeshjen e fundit do të kërkojë që me rezultat pozitiv të përshëndetet nga ky Botëror.
Grupi C
16:00 Australia – Peruja
16:00 Danimarka – Franca
Tabela
- Franca 6 pikë
- Danimarka 4
- Australia 1
- Peruja 0
Grupi D
20:00 Islanda – Kroacia
20:00 Nigeria – Argjentina
Tabela
- Kroacia 6 pikë
- Nigeria 3
- Islanda 1
- Argjentina 1
/Epoka e re/