Argjentina e fiton miqësoren ndaj Italisë, Gjermania dhe Spanja ndahen baraz
23 mars 2018
| 22:48
Argjentina e ka fituar miqësoren ndaj Italisë, ndërsa Gjermania dhe Spanjë kanë luajtur barazim.
Në ‘Etihad Stadium’ në Mançester, Argjentina ka mposhtur 2:0 Italinë, e cila në portë kishte të rikthyerin Buffon.
Banega në minutën e 75’ dhe Lanzini në minutën e 85’, shënuan për fitoren e Argjentinës.
Në ndeshje tjetër, Gjermania dhe Spanja kanë dhuruar një shfaqje tejet të mirë, por në fund është dashur të kënaqen me barazimin 1:1.
Rodrigo në minutën e gjashtë e kaloi në epërsi Spanjën, ndërsa Muller në minutën e 35’, barazoi për 1:1./Lajmi.net/