Argjentina fiton ndeshjen miqësore pa Messin
27 mars 2024
| 11:22
Kombëtarja e Argjentinës e ka fituar ndeshjen miqësore ndaj Kosta Rikës me rezultat 3-1.
Të parët gol realizuan mysafirët nëpërmjet Ugalde, në minutën e 34-të. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në të dytën, argjentinasit ishin fantastik.
Golat u shënuan nga Di Maria, Mac Allister dhe Lautaro Martinez. Vlen të ceket se në të dy miqësoret e këtij muaji, Argjentina luajti pa njeriun kryesor të tyre, Lionel Messin, i cili ka pasur probleme me lëndim muskulor.