
Argjentina i tregon Brazilit se pse është kampione e botës
26 mars 2025
| 08:21
Argjentina ka shënuar një fitore të thellë kundër Brazilit në ndeshjen e sontme të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Në stadiumin “Estadio Monumental Antonio Vespucio Liberti” në Buenos Aires, kampioni aktual botëror triumfoi 4-1 ndonëse mungonin Lionel Messi dhe Latuaro Martinez.
Kampionët aktualë të botës janë bërë hije e zezë për rivalin e tyre latin të cilin e kanë mposhtur në dy finale radhazi të Kupës së Amerikës.
Ata mbrëmë u bënë kombëtarja e parë që ia shënon katër gola Brazilit në një ndeshje kualifikuese.