Argjentina kualifikohet në finale

13 shtator 2019 | 16:11

Kombëtarja e Argjentinës arriti ta sigurojë një vend në finalen e Kupës së Botës të FIBA-s, pasi e mposhti Francën në gjysmëfinale me rezultat 80-66.

Pasi e mposhti favoriten kryesore për titullin e Kupës së Botës në basketboll, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca kishte shpresuar se do t’i shkonte deri në fund rrugëtimit drejt të artës. Megjithatë, francezët nuk arritën të shkojnë përtej gjysmëfinales, kur Argjentina – që e kishte mposhtur Serbinë në fazën paraprake, në çerekfinale – fitoi me rezultat 80-66. Përkundër që Franca ishte më e saktë në “Field Goals” në këtë ndeshje (55.2% për qind saktësi, në krahasim me 43.9 për qind të Argjentinës). Mirëpo, në anën tjetër, Argjentina e kompensoi këtë me 17 nga 20 gjuajtjet e lira, ndërsa Franca i humbi 12 nga 25 gjuajtjet e lira gjithsej.

Shënuesi më i mirë i Argjentinës është Luis Scola, i cili i regjistroi 18 pikë, ndërsa për Francën shkëlqyen Evan Fournier dhe Frank Ntilikina, me nga 16 pikë. Tani Argjentina do të përballet me Spanjën në finale të Kupës së Botës, ndërsa Franca dhe Australia do të përballen në luftën për medaljen e bronztë të këtij turneu.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komadanti i njohur i  UÇK-së, Hisen Berisha, para disa ditësh…