Argjentina luan për të pestën herë në stadiumin ‘Lusail’
18 dhjetor 2022
| 11:15
Sot në stadiumin “Lusail”, më i madhi nga 7 stadiumet që Katari ndërtoi për të pritur kampionatin botëror, sot do të luhet finalja e madhe mes Francës dhe Argjentinës.
Kjo do të jetë hera e pestë për Argjentinën që do të luajë në këtë stadium, ndërsa për Francën do të jetë hera e parë. Stadiumi ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh.
Në këtë stadium Argjentina u mund nga Arabia Saudite, ndërkohë që regjistroi dhe fitoret ndaj Meksikës, Holandës dhe Kroacisë.
Pas përfundimit të Kupës së Botës, organizatorët kanë thënë se në stadiumin “Lusail” do të ngrihen hapësira komunitare me shkolla, kafene, objekte sportive dhe klinika shëndetësore.