Argjentinë – Francë, njihuni me shifrat e dy finalistëve

15 dhjetor 2022 | 16:53

Botërori i Katarit nisi me surpriza dhe blofe të mëdha. Një prej tyre, mbase më i rëndi, ishte fitorja më përmbysje e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës së Leo Messit.

Ajo disfatë shkundi në themel ekipin Argjentinas pasi që nga ajo sfidë Messi me shokë morën pesë fitore radhazi duke siguruar një biletë për në finalen e madhe të Botërorit.

Në gjashtë ndeshje, Argjentina ka shënuar 12 gola dhe ka pësuar pesë gola. Ndryshe nga Argjentina, Franca e nisi me një fitore me “poker” golash përballë Australisë, duke vërtetuar menjëherë se ishte favorite e këtij turneu. Ekipi i Deschampsit përsëriti veten me Danimarkën, por e mbylli fazën e grupeve me një blof përballë Tunizisë.

Ashtu si Argjentina, edhe Franca vjen në finale me pesë fitore dhe një humbje. “Gjelat” kanë shënuar 13 gola në gjashtë ndeshje dhe kanë pësuar po aq sa Argjentina, pesë. Lionel Messi është golashënuesi më i mirë i Argjentinës dhe i këtij Botërori me pesë gola dhe tre asistime.

“Pleshti” ndiqet nga Mbappe me pesë gola dhe dy asistime. Barazi totale edhe me ndjekësit e tyre. Me katër gola renditen Alavarez i Argjentinës dhe Olivier Giroud i Francës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë,…