
Ari thyen rekord historik
22 prill 2025
| 14:57
Ari ka mbërritur vlera rekorde duke tejkaluar 3 500 dollarëshin për ons (28 gramë) apo 3 200 euro për herë të parë.
Kjo u arrit në kohën kur tregjet amerikane dhe dollari kanë pësuar rënien më të madhe në tri vjetët e fundit, pas sulmeve të fundit të presidentit Donald Trump ndaj shefit të Rezervave Federale, Jerome Powell.
Në fillim të vitit, një ons ari pati vlerë prej 2623 dollarë.
Analistët parashikojnë se metali mund të arrijë edhe 4 mijë dollarë për herë të parë.