
Arian Azemi, MVP i finales në Ligën Unike
28 mars 2025
| 15:25
Arian Azemi tregoi edhe një herë pse është lider i Vëllaznimit, duke dhuruar një paraqitje fantastike në finalen e Ligës Unike kundër Sigal Prishtinës. Me 24 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime, ai ishte forca kryesore e skuadrës gjakovare në këtë fitore të madhe.
Përkushtimi dhe shpërthimi i tij në parket bënë diferencën në një ndeshje ku duhej lidership dhe vendosmëri. Azemi mori përgjegjësinë në momentet kyçe dhe udhëhoqi ekipin drejt triumfit, duke u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes finale.
Një performancë që vulos edhe më shumë emrin e tij si një nga basketbollistët më të rmirë të këtij edicioni në Final 4 Ligën Unike. Çmimin e MVP-së e dorëzoi drejtor Gjeneral i Bankës TEB, Orcun Ozdemir.