Arian Daci ishte 40-vjeçar, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë
26 janar 2019
| 18:39
Djali i Nexhat Dacit, i cili humbi jetën sot në Brezovicë, ishte i apasionuar pas skijimit dhe sporteve të rrezikshme.
Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka të publikuara fotografi nëpër vende të rrezikshme ku skijonte.
Ishte i lindur në vitin 1979 ndërsa pas vetes ka lënë gruan dhe dy djem.
Arian Daci, djali i Nexhat Dacit, ka humbur jetën sot pas një aksidenti që ka pasur në Brezovicë.
Ariani ishte i shkolluar për farmaci. Kishte punuar për një kohë në një kompani të sigurimeve.
Ariani ishte emëruar zëvendësministër i Diasporës në Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.