Arian Imeri falënderon të gjithë për suksesin e klubit “Vushtrria”
Kryetari i klubit futbollistik “Vushtrria”, Arian Imeri, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka lavdëruar dhe falënderuar të gjithë kryesinë e klubit, donatorët, lojtarët, trajnerin dhe tifozërinë vushtriase “Forca”, për kthimin në Supërligë të klubit të tyre të zemrës ‘Vushtrria’
Postimi i plotë i Imerit në ‘Facebook’:
Të dashur sportdashës Vushtrrias, i nderuari President NASER IMERI, e nderuara kryesi e klubit, shtabi teknik në krye me profen SAMUEL NIKAJ dhe ndihmës trajnerët, të nderuar kapiten LABINOT OSMANI, zv. kapiten ILIR IZMAKU dhe të gjithë lojtarët e tjerë pa dallim, ekonoma e deri te punonjësi i fundi i këtij klubi dhe në fund por pjesa më e rëndësishme e jona tifozëria më e mirë në Kosovë ‘FORCA’.
Ju faleminderit që përgjatë këtyre dy viteve nën menaxhim tonin nuk u dorëzuat asnjëher duke luftuar e angazhuar me mundë e djersë për këtë fanelë e cila peshon rëndë, për këtë qytet i cili jeton me futboll. Rrugëtimi i jonë nuk ishte i lehtë duke ditur presionin që bëhej për obligimin e synimin që kishim para, paragjykime e fjal të ndryshme e të shumta nga “analistë” të ndryshëm të qytetit tonë e jasht qytetit. Por puna jonë e madhe e shumë e matur pas dy viteve sakrificë u shpërblye në fund dhe u kurorëzua me hyrjen në SUPERLIGË.
Unë jam krenar që i gjithë ky klub besoj punen time por veqanarisht Presidenti Naser Imeri i cili më përkrahi deri në qëllimin e përbashkët që kishim, e unë me plot përkushtim e mund edhe ua shpërbleva.
Faleminderit donatorët (Ariani Company, Butrinti, Dijari, Amazona, Florenti Trans, Urban Group, Alba Kos, Fatlumi …etj )
URIME SUPERLIGA VUSHTRRI.??
I juaji Drejtori gjeneral i klubit FC VUSHTRRIA.
Arian Imeri