Ariana Grande: Dashuria nuk ekziston
04 dhjetor 2018
| 15:46
Ariana Grande ka disa fjalë të forta për të thënë rreth dashurisë pas ndarjes me ish të fejuarin Pete Davidson, por që më pas ka thënë se ajo deklaratë është bërë kur ajo ishte shumë e mërzitur.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ajo ka shkruar se dashuria nuk ekziston.
Kur e ka publikuar titullin e këngës “No Tears Left to Cry”, Grande ka shtuar: “Dashuria e vërtetë nuk ekziston. Shpresoj që të keni një ditë të bukur sot!”