Ariana Grande dhe Pete Davidson puthen në skenë
28 gusht 2018
| 10:51
Ariana Grande dhe Pete Davidson janë aq të dashuruar sa e tregojnë këtë gjë vazhdimisht. Këngëtarja 25-vjeçare e “God Is a Woman” ka puthur të fejuarin e saj 24-vjeçar në skenë, në një ngjarje në Los Angeles, ku ajo është duke promovuar albumin më të ri.
Grande kishte të veshur një bluzë ngjyrë rozë me mbishkrime të albumit të saj “Sweetener” dhe një palë çizme të gjata, derisa Davidson kishte veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të bardha.