Ariana Grande do të kthehet në Mançester dy vjet pas sulmit vdekjeprurës
27 shkurt 2019
| 12:00
Ariana Grande do të kthehet në Mançester dy vjet pas sulmit vetëvrasës ku mbetën të vrarë 22 persona, gjatë performancës në njërin prej koncerteve të saj. Këngëtarja 25-vjeçare do të marrë pjesë në ‘Manchester Pride Live’ që mbahet më 25 gusht.
“Ne jemi me të vërtetë të nderuar që do ta mirëpresim Ariana Granden përsëri në qytetin tonë për të na ndihmuar të festojmë me komunitetin LGBT+”, është thënë në deklaratën e organizatorëve të kësaj ngjarje.