Ariana Grande është përzgjedhur “Gruaja e vitit në muzikë”
11 nëntor 2018
| 12:46
Këngëtarja Grande pritet ta marrë çmimin “Gruaja e vitit në muzikë” më 6 dhjetor të këtij viti nga Billboard. Kjo mbrëmje do të mbahet në Nju Jork dhe është edicioni i 13 i organizimit të Billboard.
Grande ka pasur edhe një arritje tjetër kur hyri në top 40 me këngët “No tears left to cry”, “Breathin” dhe “God is a woman”. Me çmimin “Gruaja e vitit” janë nderuar edhe Taylor Swift, Lady Gaga, Madonna e Selena Gomez.