Ariana Grande ka frikë të dalë nga shtëpia, anulon koncertet
02 tetor 2018
| 14:33
Nga sulmi terrorist gjatë koncertit në Manchester dhe tani vdekja e ish të dashurit të saj Mac Miller, ka bërë që këngëtarja të përballet me frikën.
E gjithë kjo po ndikon në shëndetin e saj mendor dhe kjo po vihet re nga statuset e saj të shumta në rrjetet sociale.
Ariana ka treguar përmes komenteve se nuk është gati ta nisë turneun e saj që kishte planifikuar sepse do që të rrijë vetëm në shtëpi duke qenë se ka shumë frikë të dalë.