Ariana Grande kërcen në shi (Foto)
19 shtator 2018
| 11:31
Ariana Grande është parë për herë të parë që nga vdekja e ish-të dashurit të saj, Mac Miller.
25-vjeçarja, që ishte “rrënuar” nga lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit me të cilin ishte e lidhur për 2 vite, është fotografuar duke kërcyer në shi.
Ariana ka kërkuar kohë për të shëruar plagët duke marrë një pushim nga jeta publike.
Që nga ajo deklaratë këngëtarja është parë me miqtë e saj në Nju Jork.
Ariana shihet duke kërcyer në shi dhe nuk shqetësohet fare që mund të lagej.