
Ariana Grande largohet nga skena, e gjuajnë me limon
22 prill 2019
| 15:23
Ariana Grande është gjuajtur nga një anëtar i publikut me limon mbrëmjen e së dielës gjatë performancës në “Coachella 2019”.
Ylli i popit ka ndalur performacën dhe ka thënë: “Një nga ju më gjuajti me limon”.
Më pas skena është përfshirë nga heshtja, pasi Grande është larguar. Por kjo ka zgjatur për pak kohë.
25-vjeçarja është rikthyer në skenë dhe ka kënduar këngën “Nasa”. Shumica e fansave të Grandes janë zemëruar nga ky veprim dhe në mediet sociale qarkullojnë thashethemet se ajo është goditur nga një fans i Beyonce.
https://twitter.com/ghostinreg/status/1120213259745808384