Ariana Grande me fustan të shkurtër në funeralin e Aretha Franklin, nisin kritikat
03 shtator 2018
| 10:44
Ariana Grande ishte një prej artisteve që këndoi në funeralin e mbretëreshës së muzikës soul, Aretha Franklin.
Mirëpo, ndaj saj kanë nisur një sërë sulmesh dhe kritikash, duke e akuzuar se nuk e ka respektuar funeralin e së ndjerës.
Sipas kritikëve, Grande kishte veshur një fustan shumë të shkurtër dhe të ngushtë, i cili, sipas tyre, nuk është i përshtatshëm për një funeral.