Ariana Grande paralajmëron albumin e ri “Sweetener”
03 maj 2018
| 11:35
Ariana Grande ka paralajmëruar se në këtë verë do ta sjellë albumin e ri “Sweetener”.
“Ky album është për ndriçimin e situatave të ndryshme, që të sjellësh dritë në jetën e dikujt, apo për dikë që sjellë dritë në jetën tuaj. Ëmbëlsim i situatave”, ka thënë Grande.
24-vjeçarja nuk ka dhënë më shumë detaje rreth inspirimit për këtë album.