Ariana Grande – personi më i “urryer” momentalisht në internet
Vitin e kaluar, Ariana Grande e gjeti veten në titujt kryesorë për shkak të marrëdhënies së saj të diskutueshme me aktorin, Wicked, Ethan Slater.
Raportet se ata po takoheshin u shfaqën fillimisht në internet tre ditë pasi u njoftua ndarja e Arianës nga bashkëshorti i saj, Dalton Gomez.
Ethan nuk bëri kërkesë për divorc nga gruaja e tij, Lilly Jay, deri gjashtë ditë pasi u lidh publikisht me Arianën.
Lilly ishte e dashura e shkollës së mesme të Ethan-it dhe të dy së fundmi kishin mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku.
Gjërat u bënë edhe më të ngatërruara kur Lilly foli kundër yllit të popit në një intervistë.
Ndërsa burime pranë Arianës dhe Ethan-it i kanë mohuar vazhdimisht pretendimet se ata kishin pasur një lidhje, por Ariana nxiti reagime kur publikoi këngën e saj të fundit “Yes, And?” këtë vit.
Në “Yes and?” mesa duket ylli reagon ndaj interesimit të mediave për romancën e saj dhe të Ethanit dhe la fansat e tronditur që e akuzojnë Arianën se po glorifikon të qenit një “shkatërruese familjesh”.
Në fakt, reagimi ishte aq i fortë sa Ariana humbi mbi 350 mijë ndjekës në Instagram pas publikimit të këngës.