![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/Ariana-Grande.jpg)
Ariana Grande pranon që vuan nga ankthi
18 shkurt 2021
| 12:42
Fakti që është e famshme dhe e pasur, nuk e bën Ariana Granden më pak të prekur nga problemet me shëndetin mendor.
Edhe këngëtarja 27-vjeçare si shumë njerëz në botë ka vuajtur gjatë nga problemet me ankthin dhe depresionin.
“Ankthi është kur nuk mbushesh dot me frymë plotësisht. Është ndjenja më e keqe në botë. Kam kaluar shumë atake paniku”, ka treguar Ariana e ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel.
Këngëtarja ka treguar se vuan edhe nga stresi post-traumatik, pas ngjarjes në koncertin e saj në Manchester, ku 22 të rinj humbën jetën pas një sulmi terrorist.
“Shëndeti mendor është i rëndësishëm”, është shprehur Ariana teksa ka treguar se terapia i ka shpëtuar jetën.