
Ariana Grande prezanton të dashurin
10 maj 2020
| 12:29
Nëpërmjet publikimit të këngës së re, Ariana Grande, e ka prezantuar edhe të dashurin e ri, shkruajnë mediat e huaja.
Në klipin e këngës “Stuck With You”, një bashkëpunim me Justin Bieber, ajo e ka konfirmuar romancën me agjentin e pasurive të paluajtshme, Dalton Gomez.
“Ata janë goxha të ngjashëm. Ai dikur ka qenë balerin dhe kanë miq të përbashkët. Ajo e ka njohur më mirë dhe më shpejt gjatë kohës së karantinës. Kanë kaluar shumë kohë vetëm me njëri tjetrin në shtëpi”, ka deklaruar një burim.
“Stuck With You” i dedikohet ditëve gjatë karantinës dhe po ashtu dashurisë.