Ariana Grande shtyn datat e koncerteve: Jam e shkatërruar
29 maj 2019
| 15:28
Këngëtarja Ariana Grande ka shtyrë dy datat e turneut në Florida për shkak se është sëmurë.
Këtë lajm ajo e ka bërë me dije me anë të një postimi në mediet sociale.
Njëri nga koncertet ishte planifikuar më 28 maj në Tampa’s Amalie Arena dhe tjetri në Orlando’s Amway Center.
“Sot u zgjova shumë keq. Shkova tek mjeku dhe më tha të shtyja koncertet për sot dhe nesër. Jam e shkatërruar. Ju lutem më falni. Ju dua dhe do kthehem më mirë se kurrë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Ariana.