Ariana Grande thotë se nuk e njohu ish të fejuarin
11 korrik 2019
| 11:22
Ariana Grande ka bërë një koment të rrallë publik për marrëdhënien e saj me ish të fejuarin Pete Davidson.
Në një intervistë për “Vogue”, Ariana thotë se u takuan pasi miqtë e bindën atë të shkonte në Nju Jork për një verë. “Miqtë e mi më thanë eja sepse do të kemi një verë argëtuese.
Dhe pastaj takova Pete. Unë e doja dhe nuk e njihja”, ka thënë ajo. Ariana Grande dhe Pete Davidson u fejuan vetëm disa javë pasi filluan të takoheshin në maj të vitit 2018, por marrëdhënia e tyre përfundoi në tetor.