Ariana Grande transformon tatuazhin që e kishte për ish të dashurin
20 mars 2019
| 11:30
Ariana Grande ka festuar nisjen e turneut botëror “Sweetener” që ka filluar të martën në Albany, me modifikimin e njërit prej tatuazheve të saj të vjetra.
Në tatuazhin origjinal shkruhej fjala ‘Always’ (Gjithmonë), një tatuazh që Grande e kishte bërë në muajin qershor, pak para ndarjes me Pete Davdison. Grande ka zbuluar se si e ka transformuar tatuazhin e saj që e kishte bërë për ish të dashurin përmes një postimi në “Instagram”.
Fjala “Always” nuk është fshirë krejtësisht, por rreth kësaj fjale tashmë është krijuar një tatuazh i ri, një gjethe e madhe.