Ariana Grande tregon pse ka qenë në lidhje me shumë meshkuj të famshëm
07 dhjetor 2018
| 11:28
Ariana Grande ka folur për lidhjet e dashurisë me meshkuj të famshëm. Ylli 25-vjeçar i muzikës pop, që është zgjedhur “Gruaja e Vitit” nga revista “Billboard”, ka folur për këtë revistë për lidhjet e dashurisë, me meshkuj të famshëm, se si ata e kanë inspiruar për muzikën e saj.
“Kjo është mënyra se si unë i takoj njerëzit. Nuk mund thjesht të shkoj në bar dhe të takoj dikë. Unë kam një jetë shumë dinamike, bëj gabime, mësoj nga to dhe jam mirënjohëse për çfarëdo që ndodh”, ka thënë Grande duke folur për ish të dashurit e saj.