Ariana Grande vazhdon ta kujtojë ish të dashurin
26 nëntor 2018
| 11:04
Ariana Grande është mirënjohëse për ish të dashurin e saj, Mac Miller. Së fundmi, këngëtarja publikoi një fotografi në ‘instastory’ të ish-çiftit prej një viti më parë. “Po më mungon”, ka shkruar ajo.
25-vjeçarja e ka kujtuar shpesh ish të dashurin përmes rrjeteve sociale, pas vdekjes së tij në shtator. Disa javë pas vdekjes së tij, këngëtarja u nda nga i fejuari Pete Davidson.