Ariana Grande zbulon: Vuaj nga çrregullimi i stresit post-traumatik
06 qershor 2018
| 10:46
Ariana Grande thotë se nuk do të jetë në gjendje ndonjëherë të flasë pa lot për sulmin që pati ndodhur në Manchester Arena, ku patën vdekur vitin e kaluar 22 njerëz, kur një bombë vetëvrasëse shpërtheu gjatë koncertit të Grandes.
Gjatë një interviste për “Vogue” ajo zbuloi se po përballet me simptomat e stresit post-traumatik pas sulmit në vitin e kaluar.