“Ariani Company” nis në Prishtinën e Re projektin e madh “Kompleksi Trisa”

23 maj 2023 | 15:50

“Ariani Company”, me pronar Naser Imeri, në Zonën Qendër të Prishtinës së Re ka filluar të ndërtojë kompleksin banesor-afarist “Trisa”. Kompleksi do të ketë gjithsej 9 ndërtesa, nga shtatë deri në 11 kate, me afër 100 mijë m2, ka njoftuar “Ariani Company” në faqen e vet zyrtare.

“Në Zonën Qendër të Prishtinës së Re kompleksi banesor-afarist ‘Trisa’ po vjen me gjithsej 9 ndërtesa, nga 7 deri në 11 kate dhe afër 100,000 m². Ky projekt besojmë që do të jetë më i madhi në Prishtinën e Re, që është realizuar deri më tani sepse ‘Ariani Company’ gjithmonë ka sjellë kryevepra, por gjithmonë me besimin dhe mbështetjen tuaj të pakusht.

Nëse ju jeni të kënaqur, ne jemi të suksesshëm!”

DCIM100MEDIADJI_0045.JPG

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) pret që udhëheqja e re e Malit…