Arianit Elshani i PDK-së voton kundër rritjes së pagave për anëtarët e Komisionit në KQZ
08 shkurt 2020
| 19:54
Anëtari më i ri i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani ka votuar kundër propozimit të kolegëve të tij për të ngritur pagat dhe privilegjet e tjera.
Elshani ka thënë se është e pakuptimtë të rriten pagat dhe privilegjet e përfaqësuese politikë në KQZ, ndërkohë që ky institucion ka më shumë nevoja të tjera.
Propozimi i hedhur në votim u votua nga të gjithë anëtarët e partive tjera si Lëvizja Vetëvendosje, LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet.