Arianit Jakupi shkarkohet nga pozita e kryetarit të Odës së Farmacistëve

25 janar 2023 | 15:40

Arianit Jakupi nuk është më kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Ai është shkarkuar në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga Kuvendi i kësaj ode, me 29 vota pro.

25 delegatë kanë qenë kundër shkarkimit të tij dhe dy të tjerë kanë abstenuar.

Arsyeja e shkarkimit është se gjatë procedurave të zgjedhjeve që i ka pasur kjo odë në muajin qershor të vitit të kaluar, thuhet se ai ka shkelur një rregullore.

Oda e Farmacistëve tash për tash mbetet pa kryetar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mr. sc. Bedri Zyberaj  Vështrim për librin e Hasan Ukëhaxhajt,…