Arianit Koci bën thirrje që Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim

26 nëntor 2021 | 23:10

Avokati kosovar, Arianit Koci ka bërë thirrje që Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim nga sonte.

Kjo pas sulmit që ka ndodhur në Deçan, ku kanë mbetur të vdekur tre persona, mes tyre dy nxënës, përcjell Demokracia.com.

“Tre burra të aftë, të ndershem dhe trima të Inteligjencës së Policisë – e ka të tillë; po aq burra nga AKI – dhe duart e lira në hetim – i zbulojnë terroristat e sulmit në Deçan, shumë shpejtë”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Tre burra të aftë, të ndershem dhe trima të Inteligjencës së Policisë – e ka të tillë; po aq burra nga AKI – dhe duart e lira në hetim – i zbulojnë terroristat e sulmit në Deçan, shumë shpejtë.

Nëse nuk ka interferim!

Natyrisht, sonte duhet që krejt Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim; patrullat e policisë të dalin në rrugë, dhe të hetohet çdo hyrje/dalje në Kosovë.

Një javë. Nuk duhet më shumë për zbulim të këtij akti terrorist.

Analistat e inteligjencës, nuk guxojnë të pushojnë hiç.

Përndryshe, motivet mund të jenë shumë më pak komplekse, se që mendohet.

Në nje vend ku ka krizë të moralit, motivet e krimeve makabër, shpesh janë me “tokësore” se që mendohet.

Sidoqoftë, burgimi i përjetshëm është masa e vetme që duhet të aplikohet në këtë rast./Demokracia.com/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar për…