Arianit Koci thotë se diçka e çuditshme po ndodhë në rastin e Faton Hajrizit
Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton Hajrizit.
Ai për “Interaktiv” ka thënë se po kërkohen prova shtesë, si pështyma e nënës së Hajrizit, pas shenjave të gështërinjve që u tha se përputhen.
“Sot për çudi e pata një kërkesë të re nga polica serbe. Po e kërkojnë pështymen e nënës së Fatonit. Reagova ashpër pasi iu thashë se kjo është dashur të bëhej më herët. Është indikative se ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, menjëherë ditën e parë apo të dytë ka thënë se është vrarë Fatoni. Po supozoj se një ministër i një shteti e bazon diku një deklaratë të tillë. Shenjat e gishtërinjve thanë sa po përputhen. Pse duhet me marrë ekstra prova? Sot zyrtari polcior më thotë se disa të dhëna nuk po përputhen dhe në atë kontekst, i përmend shenjat e gishtërinjve. Po më duket situatë e çuditshme, e dyshimtë.” – ka thënë ai.
Koci ka ngritur pikëpyetje se pse po kërkohet që nëna e Faton Hajrizit të shkojë atje.
“Por cila është arsyeja që në këtë fazë të merren pështyma kur ministri i Brendshëm ka deklaruar se është i vrarë dhe se shenjat e gishtërinjve po përputhen. Pse nuk po e kërkojnë edhe pështymën në të njëjtën mënyrë si shenjat e gishtërinjve, por po kërkojnë direkt me ardh nëna. Nuk jam i prirë për konspiracione, por në aspektin juridik nuk po më ec si duhet. Po e vlerësoj si të dyshimtë situatën dhe nuk po më pëlqen çka po ndodh.” – ka thënë ai.
Sa i përket kthimit të trupit, ai ka shtuar se kjo “është çështje kohe”.