Arianit Sadiku zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal në Gjilan
06 janar 2022
| 16:12
I propozuari nga Lëvizja Vetëvendosje, Arianit Sadiku, ka marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur në krye të Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Sadiku ishte në garë më kandidaten e propozuar nga Lidhja Demokratike, Shpresa Kurteshi-Emini.
Arianit Sadiku ka fituar 18 vota, ndërsa Shpresa Kurteshi-Emini 17.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Gjilan.