Arianit Shehu merr çmimin “Nderi i Kombit” nga Jordania për avancimin e demokracisë

12 dhjetor 2019 | 15:08

Drejtori i lartë i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Lindje të Mesme, me bazë në Aman të Jordanisë, Arianit Shehu, është shpërblyer nga Kryeministri i Jordanisë, Omar Razzaz. Në një ceremoni të veçantë, kryeministri i jordanez në emër të Mbretit Abdullah II të Jordanisë, ia ndau çmimin e nderit Arianit Shehut për kontributin e tij të dhënë në avancimin e demokracisë në Lindjen e Mesme.

Drejtori i NDI, Arianit Shehu, është shprehur i lumtur për çmimin e dhënë nga Mbretëria e Jordanisë, duke ia dedikuar këtë popullit dhe shtetit të Kosovës.

“Ky është një nder i madh për mua si person, por edhe për vendin tim. Këtë çmim ia dedikoj popullit tim për të cilat vështirësi e sfida ka kaluar në ndërtimin e shtetit dhe demokracisë. Ky është edhe një shembull se shqiptarët nga Kosova janë pjesë e përpjekjeve të rëndësishme ndërkombëtare”, është shprehur Shehu.

Drejtori Arianit Shehu ka marrë pjesë si anëtar i Institutit Demokratik Kombëtar në misionet në Ukrainë, Gjeorgji, Egjipt deri së fundmi është me bazë në Aman të Jordanisë.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thiago Alcantara dhe Thomas Muller po mendojnë të largohen nga…