Arif Ahmetxhekaj merr përkrahjen e banorëve të fshatrave Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët
04 shkurt 2025
| 01:03
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 75, Arif Ahmetxhekaj, ka vazhduar fushatën elektorale.
Ai të hënën në mbrëmje ka takuar banorët e fshatrave Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët.
Ahmetxhekaj ka bërë me dije se nga këto takime morën mbështetje të jashtëzakonshme për Kosovën Fituese.
“Në takimin që patëm sonte me banorët e fshatrave Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët morëm si gjithmonë mbështetje të jashtëzakonshme për #KosovënFituese”, ka shkruar Ahmetxhekaj.